11.3 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Demi e pyet Qeverinë: Kur ja nisni me tregu rezultate, ka kaluar 30% e mandatit tuaj

- Advertisement -

Agron Demi, aktivist i shoqërisë civile dhe analist i politikës, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se ajo nuk ka sjellë ndonjë ndryshim edhe pse ka kaluar 30% e mandatit të saj.

Demi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shtuar se Kosova ka një qeveri që sipas tij nuk po mund ta nxjerrë kokën nga paraliza burokratike, shkruan lajmi.net.

“Tash që kaloj 30% e mandatit dhe nuk po i prekim ndryshimet, a mundemi me ditë kur ja nisë kjo qeveri me tregu rezultate? Përshtypja jeme është që kemi kalu prej qeverisjeve kaubojksi të cilat nuk qanin fare kokën për ligjet e procedurat që vetë i vendosnin, tek një qeverisje që nuk o ka mundet me nxjerrë kokën nga paraliza burokratike dhe me ja gjetë fillin qeverisjes”. ka thënë analisti politik.

Tutje ai ka vazhduar kritikën e tij ndaj qeverisë së Kurtit duke thënë se seancat e kuvendit dhe të komisioneve parlamentare po dështojnë në mungesë kuorumi.

Postimi i plotë:

JO, nuk po e vërejmë ndryshimin:

Po bahen gati një muaj prej kur kam dorëzu ankesë në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve në MINT dhe nuk kam mar asnjë përgjigje, e bashkë me mu përgjigje janë tu pritë së paku edhe 1.014 qytetarë tjerë;

Parmbrëmë pashë një kronikë të KTV se si gazetares i janë refuzuar gjashtë kërkesa për qasje në dokumente publike nga Ministria e Shëndetësisë; pra zyrtarët e kësaj qeverie nuk janë të interesuar as me i dërgu vet në prokurori keqpërdorimet, por as mos me u’a leju gazetarëve hulumtimet;

Ka kalu më shumë se një vit mandat i plotë qeverisës dhe gjendja me Ligjin për duhanin është më keq se kurrë. Edhe ato pak lokale që e kanë respektu ligjin deri vonë kanë hjekur dorë;

Gjendja vazhdon me qenë e njejtë në Inspektoratin e Punës, punëtorë që presin ende me muaj të tërë për me mar një përgjigje nga inspektorati, e plotë të tjerë që vazhdojnë me punu pa kontrata e pa mbrojtje;

Seancat e Kuvendit e komisioneve parlamentare prapë dështojnë në mungesë kuorumi, e ka projektligje që sillen në Kuvend qe 300 ditë;
Bizneset vazhdojnë me u përballë me problemet e njejta kur vjen puna e regjistrimit në ARBK;

OJQ-të vazhdojnë me u përballë me probleme të njejta kur vjen puna tek kontakti me Departamentin e OJQ-ve;

Pajisja me dokumente vazhdon me qenë e njejta, madje një ndryshim i aplikuar nga MPB në çertifikata i ka largu prej funksionit edhe e-kiosqet nëpër komuna;

Në kohën kur më së shumti na duhet aktivizimi i diplomacisë, ambasadat vazhdojnë me qëndru pa ambasadorë, aty ku ka ambasadorë vazhdojnë me qenë të nënpërfaqësuara me personel (duke fillu nga ajo në ShBA), e mos të flasim pastaj për lobimin për njohje të reja;

Projektet investive janë blloku, ngase OSHP vazhdon me qenë pa bord;
Në kohën kur po bëhet manipulimi më i madh me çmime, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vazhdon me qenë pa drejtor e pa bord;

Gjendja me statistika vetëm është përkeqësu. Kushdo që merret me interpretimin e të dhënave e di që sigurimi i të dhënave zyrtare është po aq e vështirë sa ka qenë, e ASK nuk i publikon të dhënat e papunësisë qysh prej tremujorit të parë të 2021…

Tash që kaloj 30% e mandatit dhe nuk po i prekim ndryshimet, a mundemi me ditë kur ja nisë kjo qeveri me tregu rezultate?

Përshtypja jeme është që kemi kalu prej qeverisjeve kaubojksi të cilat nuk qanin fare kokën për ligjet e procedurat që vetë i vendosnin, tek një qeverisje që nuk o ka mundet me nxjerrë kokën nga paraliza burokratike dhe me ja gjetë fillin qeverisjes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit