7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Demhasaj thotë se përgjimet tregojnë se edhe Vetëvendosja bën pazare me Listën Serbe

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj, duke komentuar audioincizimet e bisedave mes shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, thotë se është e çuditshme si një parti që i ka numrat edhe pa Listën Serbe për t’i kaluar ligjet, prapë se prapë po bën pazare me ta.

“Është e çuditshme se pse kjo Qeveri e cila ka një shumicë të numrave në Kuvend, ka pasur nevojë me shku, thjesht në thonjëza me hy në pazar me Listën Serbe për ligje të caktuara edhe për pazare tjera të caktuara. Pra duke e ditur, edhe të gjithë e kemi lavdëruar që për herë të parë ndoshta e kemi një Qeveri që nuk varet prej votave të Listës Serbe. Edhe këta Vetëvendosja e kanë thanë vazhdimisht që nuk varemi prej votave të Listës Serbe dhe tash po del që megjithatë edhe kjo Qeveri ka qenë e varur prej votave të Listës Serbe”, ka thënë Demhasaj.

Elementi tjetër problematik sipas Demhasajt është kur flitet për Gjykatën Kushtetuese dhe “pazarin” sipas tij që VV dhe Lista Serbe t’i votojnë anëtarët e njëra-tjetrës. Sipas Demhasajt fakti që kandidati i cili dështoi për t’u bërë gjyqtar mori post në Qeveri, tregon për një ndërlidhje të tij partiake me partinë në pushtet.

“E dyta, ato që janë problematike nga përgjimet janë, e para kur flitet për Gjykatën Kushtetuese. Pra nëse flitet, thuhet pazar: Na e përkrahim kandidatin e juaj, edhe ju e përkrahni kandidatin tonë, kështu jemi marrë vesh. Kandidati jonë kaloi në njëfarë mënyrë por i juaji nuk kaloi. Dhe nëse e dimë pak a shumë për kë bëhet fjalë, kush ka dështuar, kandidati i fundit që ka dështu dhe tash merr një post në Qeveri, tregon pak njëfarë ndërlidhje partiake të kandidatit në fjalë që ka pasë me shku në Gjykatë Kushtetuese. Kish pas me qenë e kuptueshme sikurse VV apo në këtë rast zonja Kusari-Lila bisedon me Listën Serbe për ligjet që janë me interes vital sepse e dimë që në bazë të Kushtetutës kërkohet shumicë e dyfishtë. Në këtë aspekt po, ki nevojë me diskutu me deputetë të Listës Serbe sepse të nevojiten votat e tyre. Deri tash nuk janë përmend ligje të tilla por janë përmend ligje të thjeshta që kalojnë me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Këtu nuk mundem me kuptu pse VV ka pas nevojë për votat e tyre. Me gjasë nuk i ka pasë votat e veta”, ka thënë Demhasaj në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Demhasaj parashikon që në një të ardhme VV “të shpërlahet” nga këto përgjime duke thënë se Kusari-Lila nuk është pjesë e partisë së tyre.

“Tjetra znj Kusari-Lila nuk është anëtare e Vetëvendosjes por është deputete e VV-së dhe fatura i shkon VV-së. Unë mendoj se zonja Kusari-Lila është bë kurban nga VV për shkak se përkundër statutit të partisë që nuk e lejon një kandidate tjetër me qenë shefe e grupit kjo vazhdon me mbetë. Unë mendoj që Vetëvendosje në të ardhmen ka me përdorë këtë, me thanë që s’ka qenë pjesë e partisë sonë, në njëfarë mënyrë me u shfajësu nga kjo që kemi pa këto dy ditë”, ka thënë Demhasaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit