9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Demhasaj: Rama e Kurti në betejë se kush është bajraktari i shqiptarëve

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj, ka thënë krisja e raportove ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti është rezultat i betejës së kush është bajraktari i shqiptarëve.

Sipas tij, Rama dhe Kurti e shohin vetën si liderë të shqiptarëve dhe se betejën për këtë deri më tani po zhvillojnë jashtë Kosovës e Shqipërisë, duke marrë rastin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore.

“Problemi kryesor mes kryeministrit Rama dhe Kurti është se secili prej tyre e mendon vetën si liderë i pakontestueshëm të shqiptarëve.Është betejë se kush është bajraktari i shqiptarëve. Betejat janë duke i zhvillu jashtë Kosovës, pra ishte beteja në Maqedoni Veriore”, ka thënë Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Demhasaj ka thënë se para ardhjes në pushtet të Kurtit, Edi Rama ka pasur raporte të mirë me të, duke thënë “mos ma ngucni Albin Kurtin”.

Kryeministri i Shqipërisë të hënën ishte në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani por jo më kryeministrin e Kosovës.

Raportet Kurti-Rama janë ftohur që nga viti i kaluar kur Rama njëanshëm anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Anulimi kishte ardhur për shkak se në atë kohë kishte trazira në veri të Kosovës dhe Rama kishte propozuar një takim me Kurti në vend të mbledhjes së përbashkët për të diskutuar për këtë situatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit