10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Demhasaj: Qëndrimi i Limajt i ngutshëm

- Advertisement -

Artan Demhasaj, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët, ka thënë se deklarimi i Fatmir Limajt ku nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit edhe me Albin Kurtin , ka qenë i ngutshëm.

Demhasaj ka thënë se qëndrimi i tij personal është se, Limiaj më të paktën që është dashur ta bëjë para se të deklarohet të njoftonte përterët e koalicionit për qëndrimin e tij.

“Çfarë do qëndrimi që del e mban pas zgjedhjeve në publik, besoj që minimumi moral e etik, atë qëndrim është deshtë me diskutua me partnerët e koalicionit. Mendoj që ka qenë minimumi etik që ish deshtë me bë. Qëndrimi i z. Limajt ka qenë i ngutshëm”, ka thënë Dehmasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se Limaj ka qenë edhe më i ashpër ndaj Kurtit se Haradinaj, por që e ndërroi diskursin shumë shpejt.

I pyetur nëse Haradinaj dhe Limaj janë takuar pas 9 shkurtit, ai ka thënë se nuk ka informacione, por që zyrtarët e dy partive kanë pasur takime pas deklaratës së Limiaj.

“Ka pas takim mes strukturave të AAK-së dhe Nismës. Haradinaj s’ka qenë në takim nuk ka qenë në Kosovë në atë kohë”, ka thënë Demhasaj.

Fatmir Limaj nuk e kishte përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosjes, duke thënë se është i gatshëm ta ndihmojë “secilin kryeministër”. Kjo deklaratë nga disa zyrtarë të

Nismës u tha se nuk është kuptuar drejt, por që nuk e kishin përjashtuar mundësinë që ta shqyrtojnë nëse marrin ftesë nga Vetëvendosje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit