16.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Demhasaj: Përpos policit të vrarë, pjesa tjetër gjithçka ishte e menaxhuar mirë nga ana e Policisë

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj vlerëson se Policia e Kosovës e ka menaxhuar shumë mirë situatën në Banjskë të Zveçanit.

Ai thotë se kjo ka ndodhur edhe falë bashkëpunimit me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Fatmirësisht përpos policit të vrarë, heroit tonë më të ri të Repulibkës tonë, mendoj që pjesa tjetër gjithçka ishte e menaxhuar mirë nga ana e Policisë, sidomos në aspektin opercaional, në aspektin teknik, gjithçka ishte e menaxhuar mirë…operacionalisht gjithçka ka qenë mjaft mirë e përgatitur dhe mjaft mirë e menaxhuar dhe mjaft mirë e implementuar, e zbatuar në praktikë. Por kjo vjen edhe falë bashëkpunimit me KFOR-in, edhe me EULEX-in. Tash çka duhet, prapë në aspektin operacional dhe hetimor duhet që Policia me vazhdu hetimet edhe me tregu një pasqyre të qartë se çka ka ndodhë”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Demhasaj potencoi se PK-ja tani duhet që të ketë kujdes të shtuar në atë pjesë, pasi sipas tij, arsenali i sekuestruar i armëve mund të mos jetë i vetmi, por mund të ketë edhe në lokacione të tjera.

Tre terroristë serbë deri më tani janë konfirmuar të vrarë në sulmin i cili ishte përgatitur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri kosovar, Afrim Bunjaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit