Analisti Arton Demhasaj, duke komentuar raportin e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel, i cili siç raportohet ka rekomanduar heqjen e masave për Kosovën, ka thënë se këtë e ka bërë në dy situata.
Por, të sipas Demhasaj janë që Borrell të dal mirë vet.
“E para, z. Borrell si duket e ka parë që shumica e vendeve janë për heqjen e masave dhe ai më këtë raport të del të marrë lëvdata në publik se më dëgjuan vendet anëtare, kjo është më pa e mundshme. E dyta më e mundshme është që Borrell mund të ketë informacione që shumica e vendeve nuk janë për heqjen e masave, dhe ai të del të arsyetohet në publik se vendet e BE-së nuk më dëgjuan”, ka thënë Demhasaj në “Këndin e Debatit” në Tëvë 1.
Ai ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, masat ndaj Kosovës është dashur të hiqen.
“Deri më 24 shtator të vitit të kaluar kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, ka pas një lloj arsyetimi publik BE me masat që i ka vendosë Kosovës, për arsye që nuk po merr veprime për shtensjonimin e situatës në veri. Pas 24 shtatorit ku u vërtetua që Serbia, jo vetëm që i financon por edhe qëndron mbrapa grupe terroriste dhe i mbron pas asaj që ka ndodhë më 24 shtator, mendoj që masat që i kanë vendosë Kosovës të pakuptimta, prej asaj kohe është dashtë me u heq”, tha ai.
Borrell të martën ka dorëzuar tek vendet anëtare raportin e tij.