30.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Demhasaj: Për Kurtin më i rëndësishëm është inati personal sesa interesi i Kosovës

- Advertisement -

Analisti, Arton Demhasaj, ka komentuar deklaratën e qeverisë, ku është thënë se Qeveria e Kosovës i mirëpret mbledhjet e ardhshme të përbashkëta me Qeverinë e Shqipërisë.

Demhasaj tha se gjithçka qenka te mbledhjet e përbashkëta, e që sipas tij nuk paska mundësi që dy kryeministrat të takohen mes vete.

“Gjithçka qenka te mbledhjet e përbashkëta, nuk paska mundësi që me u taku dy kryeministrat në takime. Duke e marrë parasysh rëndësinë e takimit dje ambasadori gjerman dhe ambasadori francez e kanë lavdëruar tej mase kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për turin ballkanik që po e bën për përgatitjen për takimin e Procesit të Berlinit”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas analistit, për kryeministrin Kurti më i rëndësishëm është inati personal, sesa interesi i Kosovës.

“Dhe kur ndodh takimi në Maqedoni, do të ndodh takimi në Mal të ZI, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe vetëm takimi me Kosovën nuk ndodh me kryeministrin për me i diskutu çështjet. Kjo tregon inati. Për kryeministrin e Kosovës më i rëndësishëm është inati i tij personal, sesa interesi i Republikës së Kosovës, përndryshe ish dashur të ndodh takimi sot”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit