6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Demhasaj për deklaratën e Hill: Sinjal shqetësues për politikanët e Kosovës

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj, duke komentuar deklaratën e Ambasadori amerikan, Christopher Hill, i cili ka thënë se aktualisht Serbia është më pranë aleancës ushtarake perëndimore sesa Kosova, tha se ky prononcim nga ambasadori, më shumë ka pasur tendencë t’i dërgojë mesazh Rusisë, për t’i treguar se janë duke ia “mbyllur” derën e shtetit serb.

Megjithatë, Demhasaj këtë deklaratë e cilësoi si mjaft shqetësuese për politikanët e Kosovës, duke thënë që Serbia si një  vend “antiamerikan”, po konsiderohet më afër NATO-s, marrë parasysh qëndrimin e Kosovës në këtë çështje.

“Deklarata e ambasadorit Hill s’ka qenë e kotë. Ai me atë deklaratë s’ka pasur tendenca ta tollovisë opinionin publik në Serbi, e as me shqetësu opinionin publik në Kosovë. Ajo deklaratë më shumë ka pasur të bëjë me Rusinë, për t’iu treguar se një vend që e kanë pasur satelit, e që e kanë pasur derën kryesore  në Evropë, pra Serbinë, gradualisht janë duke e tërhequr nga NATO-ja e perëndimi. Kjo është sinjal shqetësues për politikanët e Kosovës, sepse si një vend që është më antiamerikani momentalisht në Ballkan, e që është Serbia, po konsiderohet dhe po afrohet me NATO-n. Ndërsa, Kosova që është vendi më pro amerikan, po konsiderohet që është tepër larg NATO-s”, deklaroi Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

E reagim ndaj deklaratës së Hillit ka pasur edhe nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia nuk mund të ëndërrojë të jetë pjesë e NATO-s, derisa shkel vlerat kryesore që qëndron aleanca veri-atlantike.

Sipas saj, kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s ofendon jo vetëm çdo shtet demokratik, por edhe të gjitha viktimat e Serbisë së Millosheviqit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit