17 C
New York
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

- Advertisement -

Analisti, Arton Demhasaj, duke ju referuar situatës në veri ka thënë se deklaratat e disa zyrtarëve sot kanë qenë të ngutshme.

Ai në edicionin special në Tëvë 1 tha se deklaratat e personave zyrtare duhet të jenë të kujdesshme, nuk duhet të jenë deklarata prej fjalëve që i dëgjojnë, pasi mund të demantohen pastaj.

“Pak a shumë bartësit tonë të institucioneve kanë dhënë deklarata të ngutshme. Psh kryeministri thotë se 30 persona janë grupi i armatosur, pastaj ministri i Punëve të Brendshme menjëherë del dhe e jep verdiktin duke thënë janë ushtarë serb dhe rus….Të kjo pjesa kur ti del dhe jep shifra, thu 30 veta janë duke marrë pjesë në atë aksion, pra 30 terrorista potencial aty dhe na tash po flasim për 3 të vrarë dhe për 6 të arrestuar, ku janë edhe 21 të tjerë, pra po i bjen që atëherë ata janë andej pari. Rreziku prapë po është permanentë. Këtu është problemi ose nuk kanë qenë aq në numër, kanë qenë më pak, por ka deklarata. Pastaj shefi i Kabinetit të Glauk Konjufcës thotë se në manastir konfiskohet një seri armësh, tregon që ka armë shumë.

Ata aty normal që kanë ardhur të përgatitur dhe më një qëllim të caktuar që të destabilizohet veriu, mirëpo deklaratat e personave zyrtare duhet të jenë të kujdesshme, nuk duhet të jenë deklarata prej fjalëve që i dëgjojnë…personat zyrtare nuk guxojnë që të japin shifra të gabuara, pasi mund të demantohemi keq..”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit