Home Lajme Demhasaj: Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me VV-në, Kurti do të jetë në opozitë

Demhasaj: Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me VV-në, Kurti do të jetë në opozitë

0
Demhasaj: Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me VV-në, Kurti do të jetë në opozitë

Arton Demhasaj kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Kurti e di që pas 9 shkurtit do të jetë në opozitë dhe për këtë sipas tij është në panik.

Ai ka thënë AAK dhe partnerët e koalicionit janë të vendosur që në asnjë mënyrë nuk do të bëjnë koalicion me Vetëvendosjen.

“Qëndrimi i AAK-së dhe i partnerëve është shumë i qartë. Në asnjë mënyrë dhe asnjë rrethanë nuk ka bashkëqeverisje me Vetëvendosjes”, ka thënë Demhasaj në Tëvë1.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit se partitë opozitare nuk janë reformuar dhe se nuk do të bëjë koalicione, Demhasaj ka thënë se Kurti është i vetëdijshëm që asnjë partie politike nuk do të bashkëqeverisë me të.

“Kurti e di shumë mirë që asnjë parti politike nuk i shkon në për shkak të sjelljes së tij…. Albin Kurti më shumë gjasë pas 9 shkurtit ka me kanë në opozitë edhe këtë gjë e di, prandaj e ka kap paniku, dhe ka fillu britmat dhe duke i akuzuar të tjerët se të gjithë janë të këqij”, ka thënë Demhasaj.

Exit mobile version