Analisti politik, Arton Demhasaj, vlerëson nuk ka qenë i duhur vendimi për dhënien pronave të Manastirit të Deçanit për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai thotë se ky vendim është dashur të shtyhet deri në një fazë të dialogut për një marrëveshje finale me Serbinë për njohje reciproke.
“A ja vlen për me zbatu këtë marrëveshje vetëm për me hy në Këshill të Evropës, unë kam dyshime, mendoj se kjo është dashtë me u shty për aq kohë sa nuk jemi në një marrëveshje finale me Serbinë që përfshinë njohjen reciproke”, ka thënë Demhasaj në emisionin “ Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Sipas tij, ka pasur presion edhe më të madh ndaj qeverive të kaluara për zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këto prona, por që nuk është zbatuar.
E për këtë ai thotë se ka pasur një arsye dhe një dakoordim se kur duhet të fillojë zbatimi.
“Me sa unë e di kështu ka qenë qëllimi, që ta shtyjmë zbatimin e këtij vendimi deri në një pikë ku në dialog mund të arrijmë diçka shumë më të madhe e paralelisht me këtë ta zbatojmë”, ka thënë Demhasaj.
Ai për ndarjen e pronave për Manastirin e Deçanit e ka lë fajtore edhe Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tij, nuk është respektuar një rregullore e UNMIK-ut për moszbatim të vendimeve që janë marrë në kohën e regjimit të Millosheviqit.
Vendimi i Qeverisë që Kadastra e Kosovës, 24 hektarët tokë t’i regjistrojë si pronë të Manastirit Deçanit është përshëndetur nga ShBA dhe BE.
Ndërsa, që zbatimi i këtij vendimi është përmendur si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.