28.2 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Demhasaj: Masat ndëshkuese të BE-së do të jenë me pasoja afatgjate për Kosovën

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj vlerësoi se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të jenë me pasoja afatgjate.

Madje sipas tij, bizneset e huaja nuk e kanë më asnjë siguri për të investuar në Kosovë.

“Të gjithë e dimë që masat ndëshkuese janë të përkohshme. Mirëpo, pasojat e tyre nuk do jenë të përhershme, por do jenë shumë afatgjate. Nëse një biznes i madh ndërkombëtar që e ka llogaritur Kosovën si vend i investimeve, mirëpo e shohin Kosovën si një vend ku perëndimi i ka vendosur sanksione, atëherë çfarë sigurie kanë ata për investime?, Kosovës i është krijuar imazh i keq”, deklaroi Demahasaj në emisionin Këndi i Debatit.

Njëherit, Demhasaj përmendi dy momente të vështira që kanë ndikuar në imazhin e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

“Unë mendoj që janë dy momente të vështira që Kosova i ka kaluar që nga shpallja e pavarësisë në aspektin e imazhit, e para ishte kur u publikuan aktakuzat për ish-krerët e UÇK-së dhe tani kur perëndimi dhe aleatët kryesorë që e kanë ndihmuar Kosovën të arrijë deri në këtë pikë, i kanë vendosur sanksione”, shtoi tutje Demahasaj në Tëvë1.

Kujtojmë që masat ndëshkuese kundër Kosovës erdhën si shkak i mospërfilljes së kërkesave të Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në pjesën veriore.

Të ngjashme

Të fundit