Home Lajme Demhasaj: Kurti po u bishtnon marrëveshjeve të arritura në Bruksel e Ohër

Demhasaj: Kurti po u bishtnon marrëveshjeve të arritura në Bruksel e Ohër

0
Demhasaj: Kurti po u bishtnon marrëveshjeve të arritura në Bruksel e Ohër

Analisti Arton Demhasaj tha se kryeministri, Albin Kurti po u bishtnon marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Andaj, Demhasaj tha se Kurti duhet patjetër t’i zbatojë këto dy marrëveshje.

“Kurti zakonisht kur iu referohet marrëveshjeve të kaluara, thotë se “kanë bërë marrëveshje të këqija e tash s’po kam qare pa i zbatuar”. Nëse Kurti vazhdimisht i akuzon të tjerët që kanë bërë marrëveshje të dëmshme, atëherë marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit, të cilat i ka bërë vetë, duhet t’i zbatojë. Një marrëveshje të cilën e ka pranuar në Bruksel dhe planin e zbatimit e ka pranuar dhe dakorduar në Ohër, tani nuk dëshiron t’i zbatojë këto dy dokumente, po u bishtnon duke u ikur anash, e duke krijuar situata të tilla, kjo është problematike”, theksoi Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Kurti pati thënë se Kosova insiston në zbatim të plotë e të përpiktë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër.

Exit mobile version