-2.9 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Demhasaj: Kurti me qejf të gjitha partitë opozitare do t’i largonte nga Kosova

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arton Demhaj, thotë se kandidati për kryeministër nga radhët e këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj nuk e ka ashpërsuar gjuhen gjatë fushatës zgjedhore.

Madje, thotë se Haradinaj nuk është duke u marrë fare me Kurtin.

Reklamë

“Ramush Haradinaj, nuk e ka ashpërsuar gjuhën. Madje, mendoj që prej se ka fillua fushata zgjedhore zyrtare, ai nuk po merret shumë me kryeministrin Kurti. Haradinaj ka qenë më i ashpër para fushatës, ka qenë më i ashpër edhe gjatë qeverisjes së kryeministrit Kurti. Por, në fushatë thjeshtë nuk po merret. Sot, s’e di që e ka përmendur ndonjëherë. Thjeshtë, qytetarëve të Rahovecit ia ka treguar programin që ne e kemi edhe që e morëm një përkrahje të madhe atje”, tha ai në  në Tëvë1.

Ndërkohë, për vendimin e PZAP-së, që AAK-në e gjobiti me 12 mijë euro, Demhasaj thotë se do të kthehet mbrapa, pasi që Haradinaj s’ka pasur gjuhë të palejuar në drejtim të Kurtit.

“Vendimi i PZAP-së është i pabazuar. Jemi duke e përgatitur përgjigjen edhe ankimin në shkallë të dytë. Me shumë gjasë këtë vendim që sot është shqiptuar ka me u kthy mbrapa, për shkak se s’ka gjuhë të palejuar që kryeministri i ardhshëm, Ramush Haradinaj e ka përdorë në drejtim të Kurtit”, tha ai.

Ndërkaq, lidhur me fushatën e LVV-së, Demhaj thotë se gjuha e Kurtit është “e tmerrshme”. Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së thotë se me qejf Kurti do t’i largonte nga Kosova të gjitha partitë opozitare.

“Nëse e shohim atë që është duke e bërë kryeministri Kurti, ajo është gjuhë e urrejtjes. Ajo gjuhë është e tmerrshme… me qejfin e Kurtit krejt partitë opozitare i kish marrë edhe i kish largua prej Kosove. Katër vite ka qeverisur këtë vend, me një shumicë prej 51%, çka ka bë për këtë vend?”, deklaroi Demhasaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit