17 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Demhasaj: Kurti dëshmon në gjykatë për një kërcënim, ama për korrupsion s’bën me deshmu

- Advertisement -

Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj i quajti me ironi “pamje historike” ato të paraqitjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen se e kërcënuan atë.

Demhasaj përmendi faktin që Kurti i ka shpërfillur thirrjet e vazhdueshme të Prokurorisë Speciale dhe një urdhër gjyqësor për të dhënë dëshmi për një rast të keqpërdorimit me rezerva shtetërore.

“Pamje “historike” – Kryeministri në detyrë/Deputeti Kurti, dëshmon në gjykatë për një kërcënim! Ama për aferat me miliona e miliona euro, tendera, korrupsion nuk bën me shku me deshmu në Prokurorin Speciale… aty s’ka kohë me u paraqit, se qenka shumë i zënë me “drejtësi selektive”!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Luja Albin, luja… Luja popullit sa të mundesh! 🎭“, shtoi Demhasaj

Të ngjashme

Të fundit