9.3 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Demhasaj: Kundërshtimi politik mes Kurtit e Ramës ka nxitë urrejtje edhe në popull

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj duke komentuar idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë tha se pavarësisht dëshirës për bashkim ka pengesa juridike dhe politike në realizimin e kësaj siç e quajti ai, “ëndërr shekullore”.

“Nuk mund ta fajësojmë skenën politike, sidomos kosovare që nuk po punon për bashkim kombëtar. Sepse këtu ka pengesa politike, po ka edhe pengesa juridike për me punu në realizimin e kësaj ëndrre shekullore. Është premtu sidomos nga Vetëvendosje sa ka qenë në pozitë mirëpo kur vjen në pushtet pastaj ti ke obligime me respektu kushtetutën dhe ligjet e tua. Pra ti për me marrë një vendim për me ndryshu  idenë që Kosova mos me qenë shtet çfare është sot i pavarur, por me u bashku me Shqipërinë, qoftë në aspektin federativ apo konfederativ.Pra një shtet një komb është e pamundshme, sepse ne e dimë një ndryshim i vogël  kushtetues na duhet dy të tretat  e deputetëve, por dy të tretat e minoriteteve, është e pamundshme me bë këtë. Prandaj është e pamundshme në aspektin politik dhe juridik ideja e bashkimit kombëtar”, tha Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Madje sipas Demhasajt, kundërshtimi politik i dy kryeministrave Albin Kurtit dhe Edi Ramës ka filluar të nxisë edhe një urrejtje në popull.

“Ideja e kundërshtimit politik sidomos të liderëvë në Kosovë dhe Shqipëri ka fillu me nxitë edhe një urrejtje në popull ,qoftë kosovarëve ndaj Shqipërisë apo edhe e kundërta. Sepse kemi pasë këso raste sidomos në tre katër vitet e fundit ku  kemi pasë eksponent të partisë në pushtet, që Edi Ramën e kanë quajtë tradhtarë. E Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë ose e kundërta ka pasë të tillë edhe nga Shqipëria që e kanë kundërshtu… “, shtoi Demhasaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit