Komentatori politik, Arton Demhasaj, e ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me ankesën e Lista Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb në seancën konstituive.
Demhasaj në “Adresa” ka deklaruar se për të zgjedhur nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, është e nevojshme që të gjithë deputetët shqiptarë të japin votën e tyre.
Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndër-etnik në Kuvend dhe nevojën për respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë në proceset vendimmarrëse.