25.3 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Demhasaj: Kontratat njëburimore janë mundësia për vjedhje dhe pasurim, siç po pasurohen

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj, ka kritikuar përdorimin e kontratave njëburimore nga institucionet publike, duke e cilësuar këtë praktikë si një mundësi për vjedhje dhe pasurim të paligjshëm.

Demhasaj e quajti këtë proces të tillë si një mundësi për pasurim të shpejtë, duke thënë se kjo është një praktikë që e mundëson korrupsionin dhe veprime të tjera të dyshimta.

Sipas Demhasajt, një nga arsyet kryesore për të cilën kontratat njëburimorë vazhdojnë të përdoren është dështimi në planifikimin e duhur të prokurimeve publike nga ana e institucioneve të Kosovës, përfshirë ministritë, komunat dhe ndërmarrjet publike.

“Kjo është edhe një prej arsyeve pra që ministritë, komunat apo edhe ndërmarrjet publike nuk e bëjnë planifikimin e duhur të prokurorimit publik. Dhe tani dështojnë në shumë procese dhe iu mbesin paratë. Dhe qysh me i shpenzu para, ulen dhe negociojnë me kompanitë.  Kjo është një prej arsyeve. Po arsyeja madhore është vjedhja, hajnia për shkak se është mundësia më e mirë për me vjedh dhe u pasuru qysh po pasurohen.

Dhe një element, në botën demokratike, pjesë e kontrata njëburimore apo të negociuar duhet të shëndetësi, kur duhet m ble produkte medicinale që kanë një cilësi të caktuar dhe një licencë të caktuar. Dhe ti dëshiron me pas një cilësi të caktuar dhe e negocion me një kompani të madhe… ose eventualisht përdorët në ushtri, për shkak se nuk i publikon thirrjet, ofertat për shkak të shumë sekreteve. Këto janë në botën normale”, ka thënë Demhasaj në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit