Arton Demhasaj, njohës i çështjeve politike, ka kritikuar pozitën për mos votimin e Komisionit Hetimor për krizën energjetike në Kosovë.
Demhasaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “palët ruse dhe ukrainase s’po arrijnë me ndalë luftën pavarësisht negociatave, ndërsa ne me ndalimin e krijimit të komisionit hetimor për rrymën po e ndalim luftën mes këtyre dy shteteve.
Qe sa kohe po negociojnë pala ukrainase dhe ruse për me ndal luftën ne Ukraine e s’po munden, e ne vetëm e ndalim krijimin e komisionin hetimor për rrymën edhe po e ndalim luftën….kjo si duket qenka lidhja gjeopolitike dhe gjeostrategjike e komisionit hetimor për rrymën me luftën ne Ukrainë”, ka thënë ai.
Tutje, ai këto veprime të pozitës i ka quajtur si një tezë e mire për teoricienët e shkencave politike.
Në seancën e sotme, Mimoza Kusari, ka deklaruar se opozita po dëshiron të formojë një Komision Hetimor parlamentar për energjinë në kohën kur po zhvillohet lufta Rusi-Ukrainë, e cila luftë e ka bazën e konfliktit në energji.
“…Le faktin që në rrethana në të cilat sot në Evropë është një luftë duke u zhvilluar e cila bazën e konfliktit e ka në resurset dhe në mospasjen e mundësisë së pavarësimit energjetik të disa shteteve të BE-së, të cilin Rusia po e shfrytëzon, këtu në kuvend partitë opozitare kanë bërë çmos të parandalojnë qeverinë në krejt masat e veta”, ka thënë Kusari.
Reagimi i Demhasajt:
Qe sa kohe po negociojnë pala ukrainase dhe ruse për me ndal luftën ne Ukraine e s’po munden, e ne vetëm e ndalim krijimin e komisionin hetimor për rrymën edhe po e ndalim luftën….kjo si duket qenka lidhja gjeopolitike dhe gjeostrategjike e komisionit hetimor për rrymën me luftën ne Ukrainë… teze e mire studimi për teoricienët e shkencave politike.