Demhasaj i reagon Haxhiut për ekspozitën e Gashit: Publikoni kriteret e përzgjedhjes e shumën e fondit, tregoni arsyet pse fituan këto organizata

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, që të bëjnë publike thirrjen për aplikim, lidhur me ekspozitën për masakrat në Kosovë, e cila u përcoll me kritika të shumta për shkak të pasaktësive në të.

Demhasaj, nga Haxhiu, ka kërkuar që të publikohen edhe kriteret e përzgjedhjes, listën e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe, të tregohen arsyet se pse janë shpallur fituese organizatat që organizuan ekspozitën.

“Publikojeni thirrjen për aplikim, kriteret e përzgjedhjes, listën e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe arsyet pse pikërisht këto dy organizata janë shpallur fituese!’’, ka komentuar Demhasaj në postimin e Hashiut.

Ndryshe Haxhiu, më herët përmes një postimi shprehur “keqardhje” për situatën e krijuar, duke thënë se të gjitha votuan “pro” në Kryesi për këtë vendim.

Të ngjashme

Të fundit