7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Demhasaj i konsideron shkelje kushtetuese komentet e Kurtit për Prokurorinë

- Advertisement -

Analisti, Arton Demhasaj vlerëson se kryeministri Albin Kurti, ka kryer shkelje kushtetuese me deklaratat që ka bërë sot në Kuvend, lidhur me punën e Prokurorisë së Kosovës.

Duke përmendur reagimin e Kurtit, ai e ka quajtur tërë këtë situatë skandaloze.

“Kur e sheh sot reagimin që e bën kryeministri ndaj prokurorit me emër dhe mbiemër në foltore të Kuvendit, duke e sulmu edhe për punën e tij profesionale që e ka bë në të kalumen, ta merr mendja që kryeministri i Kosovës është ai mekanzimi i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, që e bon matjen e performancës të prokurorëve dhe të gjyqtarëve se si i kanë trajtu rastet në të kalumen. Kjo përnjëmend është skandaloze”, deklaroi ai në  Tëvë 1.

Teksa deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj pyeti se a ka keqpërdorur pozitën zyrtare sot Kurti në raport me Prokurorinë, Demhasaj theksoi se “kjo mund të konsiderohet edhe shkelje kushtetuese, sepse është ndërhyrje”.

Në seancën e sotme në Kuvend, Kurti ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur keqpërdorime në KEK, por nuk janë trajtuar nga Prokuroria.

Siç ka deklaruar ai, udhëheqësia e re e KEK-ut pas marrjes së detyrës, ka deponuar fakte dhe dëshmi për keqpërdorimet që kanë ndodhur më parë, “por zelli i Prokurorisë për t’u marrë me çështjen ka qenë zero”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit