-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Demhasaj: Është dashur të bllokohet Kuvendi në momentin kur është sulmuar kryeprokurori

- Advertisement -

Analisti Arton Demhasaj i ka cilësuar si flagrante deklaratat e ministrave dhe deputetëve të Vetëvendosjes për sistemin e Drejtësisë në Kosovë, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi ditë më parë.

Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, kritikoi edhe qasjen e opozitës në këtë rast pasi sipas tij, në momentin kur në seancë të Kuvendit sulmohet prokurori i Prokurorisë Speciale, opozita do të duhej ta ndërpriste seancën.

“Me dal kryeministri, ministrat, në foltore të Kuvendit publikisht dhe me u mundu me e sulmu, jo me u mundu por duke e sulmuar në mënyrën më të keqe të mundshme sistemin e Drejtësisë dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale që është duke e hetuar rastin e KEK-ut kjo është flagrante. Kështu që unë mendoj që në këtë pjesë opozita nuk po e kryen punën qysh duhet, sepse mendoj që në momentin kur në seancë të Kuvendit, kryeministri apo deputetët të partisë në pushtet e sulmojnë me emër dhe me mbiemër kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, mendoj që aty më s’ka pasë çka mbahet seancë. Pra është dashur të bllokohet Kuvendi sepse po sulmohet sistemi i Drejtësisë dhe ndarja e pushteteve që është e garantuar me Kushtetutë”, tha ai./teve1.info./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit