0.6 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Dëmet nga vërshimet, mbi 10 familje në Mitrovicën Veriore ende s’janë kthyer në shtëpitë e tyre

- Advertisement -

Rreth 15 familje në Komunë e Mitrovicës Verore nuk kanë pasur mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të shkatërrimeve nga vërshimet që ndodhën në muajin janar. Edhe pas afro 5 muaj, familjet e prekura nga vërshimet thonë se nuk kanë marrë ndihmë nga institucionet e vendit. Ndërsa nga Komuna e Mitrovicës Veriore thonë se kanë dërguar kërkesë në Qeveri për ndihmë dhe po presin përgjigje.

Enët e gjërat e tjera shtëpiake i ka ende jashtë shtëpisë.

Halil Hakaj nga Mitrovica Veriore, që nga janari nuk është rehatuar. Kjo për shkak të vërshimeve që ndodhën muaj më parë.

Madje Hakaj edhe pas 5 muajve po e pastron baltën e krijuar nga përmbytja e shtëpisë.

Ai deri më tani ka jetuar me qira në një shtëpi. Por nga pamundësia për të qëndruar aty qe disa javë është kthyer në Lagjen e Boshnjakëve.
Uji i cili mbulojë mbi 1 metër shtëpinë e tij la pasoja të shumta.

Dritaret e thyera dhe mobilet e shkatërruar janë disa prej dëmeve mijëra eurosh që iu bënë familjes Hakaj.

Por, për këtë ai nuk mori asnjë ndihmë nga shteti.

Derisa familje Hakaj është kthyer në shtëpinë e tyre në kushte jo të mira, më shumë se 10 familje tjera nuk e kanë pasur këtë mundësi.

Sipas kryesuesit të Kuvendit në këtë komunë, Nexhat Uglanini kërkesa për ndihmë është dërguar tek ekzekutivi dhe janë duke pritur një përgjigje.

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në këtë komunë janë mbi 800 mijë euro.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Qeveri por nuk kanë marrë përgjigje rreth kërkesës së komunës së Mitrovicës Veriore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit