12.9 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Dëmet në Prishtinë, drejtori për Emergjenca: Situata është e menaxhueshme

- Advertisement -

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, tha se marrë parasysh kushtet meteorologjike, situata në Prishtinë është e menaxhueshme.

“Të gjitha ekipet janë në terren. Kemi pasur disa raste dëmtimesh në disa pjesë të Prishtinës, si në rrugën Fehmi Agani, pranë RTK-së, Rr. Rasim Kiçina dhe në disa fshatra të tjera”, tha ai.

Ai bëri të ditur se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe ato të Shërbimeve Publike të Kryeqytetit kanë qenë në terren gjatë gjithë natës.

Sot, rrugët janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë”, theksoi ai.

Kushtet atmosferike shkaktojnë dëme në komuna, përfshirë edhe Prishtinën

Ndryshimet e papritura të kushteve atmosferike kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtinën. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në Prishtinë, në rrugën “Ibe Palikuqi” në lagjen Mat, është raportuar për një lakim të nëj shtylle elektrike, ndërsa në parkun e qytetit është rrëzuar një lis si pasojë e erërave. Një lis i madh është rrëzuar edhe në rrugën Xhemail Prishtina, në afërsi të RTK-së.

Autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme./RTK

Të ngjashme

Të fundit