10.1 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Dembele kërkon t’i rritet rroga në PSG

- Advertisement -

Që kur u bë Top i Artë, trofe të cilin e fitoi më 22 shtator, Ousmane Dembele është bërë edhe zyrtarisht në krejt aspektet lojtari më i mirë i vitit 2025.

Mirëpo, ky ndryshim i statusit, sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, ka sjell edhe kërkesa të reja nga ana e tij: përfaqësuesit e sulmuesit të PSG-së në fakt dëshirojnë që të vlerësohet arritja e tij individuale me… kompensim në para.

Sipas mediumit francez “RMC Sport”, 28-vjeçari ka kërkuar nga klubi një “rritje të rëndësishme” të rrogës së tij.

Mbetet të shihet se cili do të jetë pozicioni i PSG-së, duke e parë kontratën valide të ish-futbollistit të Borussia Dortmundit dhe të Barcelonës deri në vitin 2028, por edhe rastin e Gigi Donnarummas, i cili për arsye të ngjashme u detyrua të largohej nga klubi për t’iu bashkuar Manchester Cityt.

Natyrisht, PSG-ja pritet ta shpërblejë përfaqësuesin francez me një rrogë më të mirë, por nuk dihet nëse do t’i përmbush kërkesat e sulmuesit anësor, i cili ishte i jashtëzakonshëm në sezonin e fundit.

Të ngjashme

Të fundit