Ashtu, edhe siç pritej, francezi Ousmane Dembele e ka fituar “Topin e Artë” për këtë vit.
Sulmuesi francez e mori çmimin prestigjioz, të hënën mbrëma, në ceremoninë e mbajtur në Paris.
“Topin e Artë, Dembele e ka fituar përpara sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal që doli i dyti kurse në vendin e tretë, përfundoi mesfushori i PSG-së, Vitinha.
Dembele ka pasur një sezon fantastik, duke e udhëhequr skuadrën e PSG-së, drejt trofeve pothuajse në të gjitha garat në sezonin 2025/26.
Me fanellën e Parisit, Dembele krahas paraqitjeve fantastike dhe golave të shënuar, e ka fituar edhe titullin e kampionit të Francës, Kupën franceze, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.
Dembele e pranoi “Topin e Artë” nga legjendari Ronaldinho.
Në konkurrenën e femrave, këtë çmim e ka fituar sulmuesja Aitana Bonmati.
Për spanjollen, kjo është hera e tretë që e fiton “Topin e Artë”.