2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Dembele buzë largimit, nuk është pjesë e Barcelonës për ndeshjen e sotme në kupë

- Advertisement -

Barcelona është ngopur me qëndrimet e Ousmane Dembeles dhe trajneri Xavi Hernandez nuk e ka përfshirë fare në skuadër për ndeshjen e sotme kundër Athletic Bilbaos në Kupën e Mbretit.

Ousmane Dembele nuk është pjesë e skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit kundër Athletic Bilbaos,

Xavi e paralajmëroi anësorin francez të mërkurën pas stërvitjes së klubi ka vendosur ta largojë tani nëse ai nuk e nënshkruan vazhdimin e marrëveshjes.

Barçës i është sosur durimi me Dembelen, i cili qëllimshëm thotë se dëshiron të vazhdojë në Camp Nou por nuk ulet për ta nënshkruar marrëveshjen e re që klubi ia ka ofruar tash e disa javë.

Marrëveshja e tanishme e Dembeles me Barçën mbaron më 30 qershor dhe francezi deri tani s’e ka pranuar ofertën e re të klubit, pavarësisht ultimatumeve.

Xavi e ka ndëshkuar atë duke mos e thirrur fare në ekipin me të cilin ka udhëtuar drejt Bilbaos për ndeshjen e kupës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit