-11.4 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Demantohen pretendimet e Vuçiqit edhe për çnjohje nga Maldivet

- Advertisement -

Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka është takuar sot me ambasadoren e Maldiveve në ShBA, Thilmeesa Husain.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës – një nga to ishin edhe Maldivet.

Megjithatë sipas Rekës, në diskutim e sipër me ambasadoren Thilmesa janë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Kosovës dhe Maldiveve.

“Kënaqësi takim me ambasadoren@Thilmeeza, Ambasadore e #Maldives në #SHBA dhe Përfaqësuese e Përhershëm e Maldiveve në #OKB . Rikonfirmohen marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe: #Kosova – Maldive që nga viti 2009”, ka shkruar Reka në një cicërimë në Twitter.

Shtetet që kanë tërhequr njohjen, sipas pretendimeve të Vuçiç-it janë Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia e Maldivet.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit