Home Lajme Demaliaj për Specialen: Është raciste, gjykon vetëm shqiptarët, nuk e gjykon Jugosllavinë e Millosheviqit

Demaliaj për Specialen: Është raciste, gjykon vetëm shqiptarët, nuk e gjykon Jugosllavinë e Millosheviqit

0
Demaliaj për Specialen: Është raciste, gjykon vetëm shqiptarët, nuk e gjykon Jugosllavinë e Millosheviqit

Shkumbin Demaliaj, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Gjykata Speciale është raciste, pasi gjykon vetëm shqiptarët.

Ai në Pressing të T7, të mërkurën ka thënë se Specialja vepron sikur në hapësirën e luftës të kishte qenë vetëm UÇK-ja.

Ka shtuar se Jugosllavia ishte pushtuese dhe kishte përgjegjësi për administrimin e hapësirës.

”Ne jemi goditur njëanshëm, me të vërtetë është gjykatë raciste sepse është e njëanshme sepse krimet nuk kanë ndodhur vetëm kundër një hapësire ku vetëm UÇK-ja ka qëndru”, ka thënë ai.

Më tutje, Demaliaj tha se edhe LDK-në e sheh UÇK përpos atyre që nuk e ndjejnë këtë.

“Administrimin e hapësirës e ka pas ish-jugosllavia e Millosheviqit, Kosova ka qenë e pushtuar total. Sot ai okupator nuk është këtu, jemi ne shqiptarët, pa marrë parasysh a është UÇK a LDK se unë mendoj se edhe LDK-ja ka qenë UÇK, përpos atyre që nuk e kanë ndi ashtu”, a thënë ai.

Exit mobile version