Ish luftëtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka pasur në terren ministri të mbrojtjes dhe FARK.
Ai ka nxjerrë Kushtetutën e 7 shtatorit të vitit 1990 dhe ka thënë se aty nuk lexon askund se ka minstri të mbrojtjes dhe të tjera që i pretendon FARK-u.
“E kam marrë me vete. Këtë e keni këtu dhe ju them se këta nuk e kanë elxuar asnjëherë. Nuk ka pasur FARK në luftë”, tha ai.
“Jam i sigurt që nuk e kanë lexuar. Nuk ka në të as ministri të mbrojtjes, as të emergjencave e as tjetër. E dimë si kemi jetuar këtu. Pas suprimimit të autonomisë kushtetuese që e bëri kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq”, shtoi ai.