20.2 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Demaku: Nuk përjashtohet mundësia për zgjedhja të reja

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku ka thënë se kjo parti është e gatshme të diskutojë për gjetjen e një rruge për zhbllokim të situatës në Kuvend, por edhe për një marrëveshje për zgjedhje të reja.

Ndonëse ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja nuk është në interes të vendit, vendi sipas tij , nuk mund të mbahet peng për teke të individëve.

“Nuk përjashtohet mundësia për shkuarje në zgjedhje. Duhet të gjendet një zgjidhje, s’mund ta mbajmë vendin peng për teke të caktuara të individëve, kushdo qofsh ata. PDK vazhdimisht ka thënë  se është e gatshme për çdo formë të diskutimeve për gjetjen e rrugës për krijimin e insitucionëve, në fund të fundit edhe për atë alternativë (zgjedhjet). Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, do të ishte humbje në të gjitha aspektet..”, ka thënë Demaku në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

I pyetur për mundësinë e një koalicionin mes LVV-së dhe PDK-së ai ka thënë se ky është vendim që i takon partisë, duke mos dashur të tregojë se personalisht a  do ta përkrahte një gjë të tillë.

Demaku ka thënë se për situatën e krijuar përgjegjëse është Lëvizja Vetëvendosje.

Të ngjashme

Të fundit