Fadil Demaku, ka thënë së është i nderuar që është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në listën e Partisë Demokratike të udhëhequr nga kandidati për kryemininistër, Bedri Hamza.
Demaku i cili mban numrin 19 në listën e PDK-së, ka thënë se beson fuqishëm se me PDK-në, Kosova do të jetë më mirë.
“Numri im në listën zgjedhore është 19.
Besoj fuqishëm se mund të ndërtojmë një Kosovë më të mirë, më të drejtë e më të fortë!”, ka shkruar Demaku në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së
Me ndjenjë të lartë përgjegjësie, kam nderin të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës, në listën e Partisë Demokratike të udhëhequr nga kandidati ynë për Kryemininistër z. Bedri Hamza.
Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjën dhe besimin tuaj!
Numri im në listën zgjedhore është 19.
Besoj fuqishëm se mund të ndërtojmë një Kosovë më të mirë, më të drejtë e më të fortë!
Të bashkohemi në këtë mision!
#PDK #MaMire #19