Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, në një intervistë për FRONTAL të T7, ka bërë një rrëfim tepër emocional për një nxënëse të tij që ka qenë viktimë e masakrës së Obrisë.
Ai ka thënë se gjatë luftës kanë përjetuar momente shumë të rënda.
“Këto janë momente të rënda, që unë dhe shumë shok të mi, që kemi parë se si njerëzit e pafajshëm janë vrarë e masakruar. Kemi momente të renda të rënies së shokëve e atyre që kemi kaluar”, ka thënë Demaku, shkruan Express.
Demaku teksa ka folur për përjetimet e tij gjatë luftës, ka përmendur edhe gjuhën që përdoret nëpër rrjete sociale ndaj atyre që zgjedhin të bëjnë një kritikë për qeverisjen aktuale të Kurtit. Demaku ka thënë se edhe për të, nëse do ta thotë një kritikë për qeverisjen, do të sulmohet nga komnetet si “njeri i Serbisë” e “tradhtar”.
“S’është e lehtë të përballësh me një lloj gjuhe, që edhe sot që jam duke folur për këto çështje, dhe një moment që e jap një kritikë për keqqeverisjen, që është keqqeverisje, shumica prej tyre kanë me më thanë njeri i Serbisë, tradhtar”, ka thënë Demaku.
Ai ka thënë se është për keqardhje manipulimi që po iu bëhet njerëzve.