Futbollisti Vesel Demaku debutoi me fitore në Kombëtaren e Kosovës.
Dardanët mundën Islandën, me rezultat 2-1, të enjten mbrëma në sfidën e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve.
Demaku zyrtarisht debutoi në fanellën e Dardanëve në fitoren kundër Islandës.
“E ndje veten krenar dhe është ndjen e mirë të luash për vendin tënd. Nuk e kam pritur që të hyje në lojë kaq shpejtë”, ka thënë Demaku në një prononcim për RTK.
“Këta janë shumë lojtarë dhe njerëz të mirë. Me kanë pritur si një familje e re. Trajneri me tha më pru energji të re. Mendoj se kemi luajtur mirë të gjithë”, ka theksuar ai.
Kujtojmë se ndeshja kthyese mes Kosovës dhe Islandës luhet të dielën mbrëma në Murcia të Spanjës.