Lumbardh Dellova ka shënuar një supergol në ndeshjen kundër Armenisë.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës shënoi në minutën e 23’të nga një distancë e largët, duke e lënë të shtangur portierin, shkruan Insajderi.
Dellova shënoi golin e barazimit vetëm 15 minuta pasi Armenia kaloi në epërsi.
Ky është goli i parë personal i tij për Kosovën.