Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

- Advertisement -

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka thënë se nuk ka fjalë ta përshkruaj fitoren kundër Sllovakisë në palyoffin për Kampionatin Botëror.
Ai ka thënë se ndeshjen e filluan pak me stres, por që gjetën forcën dhe u rikthyen.

“Ishte një luftë e vërtetë E filluam lojën pak si me stres dhe pranuam gola të thjesht dhe më pastaj e gjetëm forcën e morëm veten dhe jemi shumë të lumtur”, ka thënë Dellova.

Ai u shpreh se ekipi asnjëherë nuk dorëzohet dhe se fitorja nga disavantazhit nuk ishte befasi.

Dellova i cili do të mungojë në ndeshjen kundër Turqisë në Prishtinë për shkak të kartonit të verdhë, ka thënë se do të jetë aty ta mbështesë ekipin.

“Fatkeqësisht mungoj kundër Turqisë, por do të jem afër ekipit, t’i jap vullnetin dhe kurajën”, ka thënë Dellova.

Të ngjashme

Të fundit