30 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Dellova me kontratë të re te CSKA

- Advertisement -

Klubi i Superligës së Bullgarisë, CSKA Sofja i ka ofruar kontratë të re mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova.

Te CSKA janë të kënaqur me paraqitjet e Dellovës dhe po presin përgjigje pozitive prej tij sa i përket kontratës së re.

Dellova 26-vjeçar iu bashkua ekipit bullgar vitin e shkuar nga Ballkani dhe kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2027.

Në 36 ndeshje të luajtura për CSKA Sofjen në të gjitha garat, Dellova ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime.

26-vjeçari ka debutuar në mars të vitit 2022 me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa deri më tani ka regjistruar 15 paraqitje dhe ka shënuar dy gola për “Dardanët”.

Të ngjashme

Të fundit