7.1 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Dellova: Kemi skuadër që mund t’i arrijmë synimet tona

- Advertisement -

Autori i golit të parë të Kosovës në fitoren ndaj Islandës, Lumbardh Dellova në një prononcim për RTK, ka thënë se është i lumtur me fitore dhe paraqitjen e skuadrës së tij.

Dellova thotë se në çdo ndeshje mundohet të jep më të mirën.

Ai mendon se Kosova ka skuadër që mund të arrijë gjera të mëdha.

“Mundohem të jap më të mirën si për ekipin tim por edhe për kombëtaren. Çdo herë në fushë shpresoj të bëjë ndonjë asist apo edhe të shënojë gol”, ka thënë Dellova.

“Siç e dimë gjithë kemi një trajner dhe staf shumë të mirë. Kemi lojtarë që luajnë në liga më të mira, djemtë po japin më të mirin dhe shpresoj se do të arrijmë synimet tona”, ka pohuar ai.

Ndeshja kthyese mes Kosovës dhe Islandës luhet pas tri ditësh në Murcia të Spanjës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit