Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky verdikt konfirmon se nga 1 maji e deri më sot, qeverisja e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën në çdo seancë.
Sipas saj, detyrimi për votim të fshehtë dhe mohimi i të drejtës për votë të hapur për Kryetar të Kuvendit përbëjnë një dështim të rëndë institucional dhe mungesë të plotë të respektit ndaj ligjit e demokracisë.
“Ky është moment i rëndësishëm për të rikujtuar se Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën, jo shkelje të qëllimshme e të përsëritura”, ka deklaruar Deliu përmes një postimi në Facebook.