19.9 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Deliu: RTK-ja e largoi nga lajmet qendrore redaktorin, veç pse e citoi intervistën e Thaçit, çfarë turpi!

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se një nga redaktorët e lajmeve qendrore të RTK-së është larguar nga pozita që mbante, veç pse kishte lejuar të transmetohej intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi që dha në Klan Kosova në fund të muajit korrik.

Sipas Deliu-Kodra kjo është censurë e pastër.

“RTK është media publike, e financuar nga qytetarët, dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politikash për të heshtur zërat ndryshe”, ka thënë ajo mes tjerash.

Postimi i plotë:

Çfarë turpi!
Censura në RTK nga moderatorët ka përfshirë edhe redaktorët e lajmeve qëndrore.
Largimi i Visar Krasniqit nga RTK vetëm pse citoi intervistën e Hashim Thaçit është censurë e pastër.
RTK është media publike, e financuar nga qytetarët, dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politikash për të heshtur zërat ndryshe.

Të ngjashme

Të fundit