Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se një nga redaktorët e lajmeve qendrore të RTK-së është larguar nga pozita që mbante, veç pse kishte lejuar të transmetohej intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi që dha në Klan Kosova në fund të muajit korrik.
Sipas Deliu-Kodra kjo është censurë e pastër.
“RTK është media publike, e financuar nga qytetarët, dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politikash për të heshtur zërat ndryshe”, ka thënë ajo mes tjerash.
Postimi i plotë:
Çfarë turpi!
Censura në RTK nga moderatorët ka përfshirë edhe redaktorët e lajmeve qëndrore.
Largimi i Visar Krasniqit nga RTK vetëm pse citoi intervistën e Hashim Thaçit është censurë e pastër.
RTK është media publike, e financuar nga qytetarët, dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politikash për të heshtur zërat ndryshe.