7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Deliu reagon pas fyerjeve gërditëse ndaj Musliut: Ku janë feministet e VV-së?

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është bërë cak i fyerjeve e linçimeve veç pse debatoi në Kuvendin e Kosovës në mënyrë të ashpër me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndaj saj u drejtuan mijëra komente me përmbajtje të rëndë ofenduese, sharje, kërcënime e mesazhe të tjera gërditëse.

Për këtë, ka reaguar bashkëpartiakja e Musliut, Blerta Deliu. Kjo e fundit ka thënë se kjo fushatë është e frikshme.

Ajo madje ka pyetur se ku janë feministet e VV-së dhe a e mbrojnë ato një grua kur ajo “sulmohet brutalisht nga burrat e tyre”.

Postimi i plotë i Deliut:

Ta papranueshme sulmet e orekestruara ndaj koleges sime Ganimete Musliu. E frikshme kjo vërsulje e militantëve ndaj Ganes.

Kjo mendësi e racizmit kulturor nuk kalon, ashtu siç nuk kalon heshtja e Vetëvendosjes ndaj kësaj turme linquesish.

Ku janë feministet e VV-së?

A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre?.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit