Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj sulmit të ekipit të RTK-së.
Deliu ka reaguar në një status në Facebook, ndaj sulmit të ekipit të RTK-së ku theksoi që i dhimbshëm, i papranueshëm dhe kriminal sulmi ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshi.
“E tmerrshme” ka shkruar Deliu.
Postimi i plotë:
I dhimbshëm, i papranueshëm dhe kriminal sulmi ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshi sot nga huliganët në Leposaviç. Ftoj Qeverinë, KFOR-in dhe të gjitha institucionet tjera që të garantojnë sigurinë dhe lirinë e mediave në pjesën veriore – para se të ndodhë më e keqja. E tmerrshme!