Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi Qeveria Kurti ka refuzuar kërkesën e prodhuesve vendorë që të shtyhet për një vit vendimi i ZRrE-së për t’i hedhur në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike.
Ajo ka bërë me dije se qeveria në detyrë sot është bërë mburojë e monopolistëve të energjisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Deliu-Kodra ka shkruar se ky është çmimi i tradhtisë ndaj prodhimit vendor.
“Ata që dikur mbronin prodhimin vendor, sot janë bërë mburojë e monopolistëve të energjisë. Bizneset vendore nga 1 Qershori do të përballen me rritje çmimesh deri në +260%, ndërkohë që qeveria në largim po u thotë “po fitoni shumë”. Ky është çmimi i tradhtisë ndaj prodhimit vendor dhe i arrogancës përballë krizës. Bizneset nuk do ta përballojnë këtë padrejtësi!”, ka shkruar Deliu-Kodra.