6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Deliu përkujton deklaratën e Kurtit në opozitë kur brengosej për mësimdhënësit me paga të ulëta

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti një deklaratë të vitit 2019, i cili shprehte shqetësimin për paga të ulëta të mësimdhënësve.

Deliu përmes një shkrimi në Facebook deklaron se në kohën kur ishte në opozitë, Kurti brengosej për prindërit, mësimdhënësit e nxënësit, ndërsa tani, sipas saj nuk e ka fare ndjeshmërinë për asnjërën palë.

““Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësime, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta”. Kështu paska deklaruar Albin Kurti lidhur me grevat në vitin 2019. Ndërkohë, që si qeveritarë nuk po e ka fare ndjeshmërinë e asnjëres palë, as të nxënësve, as të mësimdhënësve, e as të prindërve”, deklaron Deliu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit