Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka uruar qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian.
Ajo ka theksuar se suksesi i sotëm është rezultat i punës së jashtëzakonshme që është bërë ndër vite.
“Votimi i sotëm në Parlamentin Evropian, pro heqjes së vizave për Kosovën, e përmbyll sagën e gjatë të qytetarëve në geto. Puna e jashtëzakonshme që është bërë ndër vite për të përmbyllur këtë proces padyshim se duhet përshendetur, “ ka shkruar Deliu.