Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të Lartë i BE-së, Josep Borrell, lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Deliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e Borrellit janë në linjë me pretendimet skandaloze të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Deputetja e PDK-së, ka shtuar se, një dëshmi që BE-ja tashmë është pozicionuar jo për një gjyq fer dhe të paanshëm të krerëve të UCK-së, por me pretendimet skandaloze të Prokurorisë.
“Deklaratat e Borrellit janë në linjë me pretendimet skandaloze të Prokurorisë së Dhomave Specializuara të Kosovës. Një dëshmi që BE-ja tashmë është pozicionuar jo për një gjyq fer dhe të paanshëm të krerëve të UCK-së, por me pretendimet skandaloze të Prokurorisë”, ka thënë Deliu.