Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj gjuhës së analistit Sadri Ramabaja drejtuar aktivistes së PSD-së, Natyra Kuçit.
Deliu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se deklarata e Ramabajës është e papranueshme, teksa ka shtuar se një gjuhë e tillë nuk duhet të lejohet në televizionet nacionale.
“Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sabri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë!
(Sqarim: Termin “n’Shtime”, duke nënkuptuar institucionin e strehimit të sëmurëve mendor, e përdori Sabri Ramabaja. Gjithsesi, për korrektësi të citatit e shkrova edhe unë. Shtimja është një komunë fantastike dhe assesi nuk duhet të përdoret si term për të përshkruar diçka tjetër”, ka shkruar Deliu.