Partia Demokratike nuk pranon që për president të Kosovës të jenë persona që janë zgjatim i Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu tha Blerta Deliu nga PDK-ja.
“Ne kemi kërkuar një figurë që përfaqëson unitetin e Kosovës, dikush që shërben si balancë e ndarjes së pushteteve, është e shëndetshme për demokracinë”, tha ajo në Click të RTV21.






