Deliu ka ironizuar duke thënë “përparim se jo mahi”. Teksa ka shtuar se kjo është reflektim i “fuqisë, punës dhe vizionit”.

“Saktësisht 10 vjet më parë, Kryeministri Hashim Thaçi i kishte dyfishuar pagat e sektorit publik në Kosovë. Për shembull, paga e një polici ishte bërë nga 247 euro, në 589 euro. Sot, Qeveria i paska rritur pagat për 6.8 euro – të cilat ua paska marrë mbrapa duke ua rritur edhe tatimin mbi pagë. Shumë mirë. Tamam reflektim i fuqisë, punës dhe vizionit të saj.Përparim se jo mahi”, ka shkruar Deliu.